Lajme
Trump godet mediat, Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë preken nga shkurtimi i fondeve
Administrata e Donald Trump ka shkurtuar fondet për mediat e financuara nga qeveria amerikane, përfshirë Zërin e Amerikës (VOA), Radion Evropa e Lirë/Radio Liberty dhe Radion Azia e Lirë.
Punonjësit e VOA u informuan se janë vendosur në leje administrative me pagesë, ndërsa financimi për dy radiot e tjera është reduktuar ndjeshëm, shkruan DW.
Këto masa vijnë si pjesë e një urdhri ekzekutiv të Trump për të minimizuar funksionet e Agjencisë Amerikane për Media Globale (USAGM), e cila mbikëqyr këto media dhe drejtohet nga aleatja e tij, Kari Lake. Shoqatat e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare e kanë dënuar këtë vendim, duke e cilësuar si një goditje ndaj lirisë së informacionit.
Shkurtimet vijnë pas kritikave të Trump ndaj mediave amerikane, të cilat ai i ka quajtur “të korruptuara” dhe të njëanshme kundër tij. Kjo nuk është hera e parë që ai përplaset me Zërin e Amerikës, pasi edhe gjatë mandatit të tij të parë kishte kërkuar dorëheqjen e drejtuesve të saj, duke e akuzuar median për përhapjen e “propagandës së Pekinit”, përcjell albinfo.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane










