Lajme
Trump humb 4 miliardë dollarë në pak muaj
Donald Trump është në javët e fundit të fushatës zgjedhore dhe duket optimist për të qenë sërish President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por, kompania e tij e mediave sociale nuk i ka punët mirë. Madje, gjërat sa vijnë e përkeqësohen. Aksionet e “Trump Media & Technology Group” (DJT) arritën çmimin më të ulët historik që prej nxjerrës së Truth Social në bursë.
Trump Media ka humbur rreth 74% të vlerës së vet që prej 27 marsit, kur aksionet e kompanisë arritën nivelin më të lartë, duke u shitur me 66,22 dollarë, shkruan A2 CNN.
Vetë Trump kishte 114,75 milionë aksione, që më 9 maj vlerësoheshin 6,2 miliardë dollarë. Por tashmë këto aksione vlejnë vetëm 2 miliardë dollarë, zhvlerësim që e nxori ish-presidentin edhe nga lista e “Bloomberg” e 500 njerëzve më të pasur të planetit.
Ky zhvlerësim përforcoi idenë se Truth Social ishte mbivlerësuar që nga ngritja dhe se mbetet një aktor pa peshë në skenën e mediave sociale. “Po të mos ishte Trump, aksionet do të shiteshin me 1 dollarë”, thotë për CNN Matthew Tuttle, CEO i Tuttle Capital Management. “Nëse Trump fiton, kjo kompani mund të ketë edhe ndonjë shans për të mbijetuar. Por nëse ai humb, nuk shosh shumë shpresë”.
Pavarësisht kësaj, kompania arkëtoi 837 milionë dollarë në tremujorin e fundit dhe në gusht nisi transmetimin Truth+, një platformë transmetimi televiziv online i përshtatur për iOS dhe Android.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











