Bota
Trump ‘kërcënon’ edhe sportistët
Trump ndër të tjera ka vendosur të tërheqë ftesën e Shtëpisë së Bardhë ndaj yllit të basketbollit, Stephen Curry
Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka kërkuar nga Liga Profesioniste e futbollit amerikan, që t`i pushojë nga puna lojtarët që nuk e këndojnë himnin amerikan.
Sulmi i presidentit amerikan nuk kurseu as kampionët “rebelë” të sportit amerikan. Ai kthehet kundër atyre që kundërshtojnë praninë e Trump, në Shtëpinë e Bardhë apo protestojnë hapur kundër dhunës së policisë ndaj afro-amerikanëve.
“Presidenti tregon në total një mungesë respekti ndaj kampionëve tanë dhe ndaj ideve të të tjerëve”, është shprehur drejtuesi i NFL, Roger Goodell.
Trump ndër të tjera ka vendosur të tërheqë ftesën e Shtëpisë së Bardhë ndaj yllit të basketbollit, Stephen Curry, përcjell albinfo.ch.
Skuadra e tij Golden State që fitoi titullin në NBA, refuzoi të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, derisa kishte shkuar të presidenti i mëparshëm Barack Obama.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













