Lajme
Trump pritet t’i japë Elon Musk pozicion në kabinetin presidencial nëse i fiton zgjedhjet
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se do të konsiderojë një pozicion të mundshëm për CEO të Tesla, Elon Musk, në kabinetin e tij, nëse ai fiton zgjedhjet në nëntor.
“Ai është një djalë shumë i zgjuar. Unë sigurisht do ta bëja, nëse ai do ta donte. Ai është një djalë i shkëlqyer”, tha Trump në një intervistë për Reuters të hënën.
Në të njëjtën intervistë, Trump tregoi se është gati të anulojë një kredi tatimore prej 7500 dollarësh për amerikanët që blejnë një automjet elektrik.
Administrata e Presidentit aktual, Joe Biden, ka kërkuar gjithashtu të nxisë prodhimin dhe blerjen e makinave elektrike si pjesë e përpjekjes së saj për të trajtuar ndryshimet klimatike.
Musk ka mbështetur më parë Trump në garën presidenciale, si dhe një komitet veprimi politik me aftësinë për të mbledhur donacione të pakufizuara nga korporatat që po shtyn për rizgjedhjen e kandidatit republikan.
Trump dhe Musk zhvilluan një bisedë dyorëshe në platformën X të miliarderit javën e kaluar, gjatë së cilës CEO i Tesla-s sinjalizoi se do të ishte i gatshëm të pranonte një pozicion në një komision qeveritar për të studiuar borxhin kombëtar dhe shpenzimet e Kongresit.
“Unë mendoj se do të ishte mirë të kishim një komision qeveritar për efikasitetin që merret me këto gjëra për t’u siguruar që paratë e taksapaguesve po shpenzohen në mënyrë të mirë”, tha Musk në atë kohë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë








