Bota
Trump: Rreziku nga coronavirusi në SHBA, i ulët
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se rreziku për popullin amerikan nga coronaviursi “mbetet shumë i ulët” dhe se hapat që i ka ndërmarrë Qeveria e kanë ndihmuar vendin të mbrohet nga shpërthimi global.
“Ne po zhvillojmë me shpejtësi një vaksinë për virusin COVID-19″, tha Trumpi, por pa dhënë detaje.
“Prioriteti numër një nga këndvështrimi ynë është shëndeti dhe siguria e popullit amerikan”, tha Trumpi në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.
Trumpi teksoi se ka pasur 15 raste me coronavirusin në SHBA, duke mos llogaritur amerikanët e nxjerr nga një anije e izoluar dhe nga qyteti kinez Vuhan, që është epiqendra e shpërthimit.
Shumica e tyre po shërohen, tha Trumpi. Megjithëse shtoi se njëri “është mjaft i sëmurë”.
Pavarësisht se çfarë ndodh me virusin, ai tha: “Ne jemi plotësisht të përgatitur”.
Trumpi, gjithashtu tha se ai e ka vënë nënpresidentin Mike Pence në krye të përgjigjes së SHBA-së ndaj coronavirusit.
Rastet e para me coronavirus janë shfaqur në Vuhan të Kinës në muajin dhjetor.
Që atëherë, numri i të prekurve në gjithë botën ka kaluar 80.000, ndërsa mbi 2.700 pacientë kanë vdekur – shumica e tyre në Kinë.
Shenjat kryesore të infektimit me coronavirusit janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












