Lajme
Trump shkarkon këshilltarin Bolton, njeriun që nuk pëlqente pavarësinë e Kosovës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shkarkuar nga detyra, këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Bolton
Donald Trump ka shkarkuar nga detyra, këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Bolton. Këtë vendim e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale.
Sipas asaj që presidenti Tramp shkruan në Twiter, ai dhe Bolton nuk kishin të njëjtat parime për shumë çështje.
“Xhon Bolton është njoftuar mbrëmë se Shtëpia e Bardhë nuk ka më nevojë për shërbimet e tij. Nuk jam pajtuar me shumë sugjerime të tij, përfshirë edhe sugjerimet për administratën amerikane, ndaj dhe i kam kërkuar dorëheqjen. Bolton e ka bërë këtë mëngjesin e sotëm. Dua ta falënderoj Bolton për punën e tij”, – shkruan Trump në twiter.
Kujtojmë se Këshilltari i presidentit Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, në një opinion të shkruar në bashkëpunim me Lawrence Eagleburger dhe Peter W. Rodman, shprehet kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Tre opinionistët madje i bëjnë thirrje presidentit të atëhershëm amerikan, George W. Bush, që të rishqyrtojë politikën e Amerikës në Kosovë; të marrë parasysh shqetësimet e Serbisë mbi atë çështje; të mos krijojë përplasje me Rusinë dhe të ndalojë njohjen e pavarësisë së Kosovës derisa rishqyrtimi të ketë përfunduar, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale












