Kriza në Ukrainë
Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dhënë ultimatum presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për “ringjalljen” e marrëveshjes për mineralet e rralla.
Sipas njoftimit, deklarata e Trumpit për ringjalljen e marrëveshjes për mineralet e rralla vjen pasi tensionet mes tij dhe Zelenskyt janë rritur dhe pasi SHBA-ja dhe Rusia zhvilluan bisedime paqeje pa Ukrainën në Arabinë Saudite dhe Trump e quajti Zelenskyn diktator.
Shtytja për një marrëveshje për të cilën Ukraina mund të mos pranojë mund të vonojë përparimin e negociatave të paqes, shkruan Newsweek.
“Unë mendoj se do ta ringjall atë. E dini, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë, por unë do ta ringjall atë ose Zelensky mund të mos jetë më shumë i lumtur”, deklaroi Trump teksa shtoi se SHBA-të “po ia dalin shumë mirë me Rusinë” dhe se mund të arrihet një marrëveshje me Moskën për të “ndaluar vrasjen e miliona njerëzve të tjerë potencialisht, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, kjo deklaratë vjen pasi Zelensky hodhi poshtë marrëveshjen, e cila kërkonte t’u jepte kompanive amerikane 50 për qind të pronësisë së depozitave të mineraleve të rralla të Ukrainës.
Trump kohët e fundit kishte shtyrë marrëveshjen dhe më parë kishte deklaruar se ai dëshiron “ekuivalentin e 500 miliardë dollarëve minerale të rralla” në këmbim të ofrimit të vazhdueshëm të ndihmës nga SHBA.
Presidenti ukrainas e hodhi poshtë marrëveshjen, duke argumentuar se ajo “nuk është gati ta mbrojë interesin e Ukrainës” dhe nuk ofron asnjë garanci sigurie. Zelensky që atëherë ka udhëzuar ekipin e tij të punojë në hartimin e një kundërpropozimi ndaj marrëveshjes së Trumpit, i cili përfshin garanci të qarta sigurie dhe lejon ende qasjen e SHBA-së në depozitat e saj minerale.
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026












