Kosova
Trupat e FSK-së po trajnohen në SHBA
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka vizituar trupat e FSK-së në zonën e trajnimit të Joint Readiness Training Center (JRTC) në SHBA, përcjell albinfo.ch.
Me rastin e Ditës së Vizitorëve të Shquar (DVDay), Jashari u takua me personelin ushtarak të FSK-së, të cilët janë duke marrë pjesë në trajnimin për gatishmëri dhe dislokim në JRTC.
Me këtë rast, komandanti i FSK-së theksoi para pjesëtarëve se është krijuar një partneritet të fuqishëm, i ndërtuar për më shumë se një dekadë dhe që ka avancuar drejt trajnimeve të përbashkëta, duke kulmuar me përgatitjet për bashkë zbarkim në Lindjen e Mesme.
Komandanti i FSK-së theksoi rëndësinë e arritjes së synimit të përbashkët, për krijimin e një force profesionale, të ndërveprueshme me aleatët dhe partnerët, si dhe e aftë për të kontribuar në misione paqeruajtëse.
“Sot ky synim është bërë realitet, falë përkushtimit të pjesëtarëve tonë dhe mbështetjes së palëkundur nga Garda Kombëtare e Iowas, e udhëhequr nga gjeneralmajor Stephen Osborn” u shpreh Jashari.
Gjithashtu, gjeneral Jashari falënderoi personelin e qendrës trajnuese të JRTC dhe të gjithë ata që e bënë të mundur realizimin e këtij procesi.
Poashtu, shprehu mirënjohje të veçantë për pjesëtarët e FSK-së, që me përkushtim dhe profesionalizëm kanë treguar disiplinë dhe performancë të shkëlqyer duke përfaqësuar forcën tonë me dinjitet, në një ambient operacional shumëkombësh.
Kjo është hera e pare që FSK-ja merr pjesë në një qendër trajnuese të këtij niveli.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër? Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar... -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana












