Lajme
Trupat e pajetë të të aksidentuarve në Kazakistan kthehen në Kosovë
Janë kthyer në Kosovës trupat e katër shtetasve të Kosovës që humbën jetën aksidentalisht në fillim të kësaj jave në Astana të Kazakistanit. Lajmin e ka bërë të ditur Klan Kosova, duke cituar një familjar.
Shyqri Musa, vëllai i Avni Maksutit, ka thënë se trupa e pajetë kanë mbërritur të enjten rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa varrimi i Avniut do të bëhet në orën 13:00 në fshatin Bardhosh.
Të katër punëtorët kosovarë të kompanisë “Mabetex” vdiqën gjatë çmontimit të një skeleje. Viktimat janë: Blerim Kadriu (1981), Bekim Durmishi (1983), Luan Bakia (1976) dhe Avni Maksuti (1979), kurse të lënduar kanë mbetur Hajrush Hoti (1969) dhe Isuf Bekolli (1956).
Familjarët e viktimave, përmes një telegrami, i ka ngushëlluar edhe presidenti i kompanisë “Mabetex” dhe kryetari i Aleancës Kosovare e Re, Behgjet Pacolli.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut











