Lajme
Trupat italiane, së shpejti braktisin Kosovën
Në Kosovë i kemi 600 njerëz, por ne po synojmë reduktimin në zero”, ka thënë ministri La Russa
Krahas reduktimit të pranisë së saj ushtarake në Afganistan dhe në Liban, Italia synon ta mbyllë praninë e saj në Kosovë, për shkak të shkurtimeve buxhetore.
Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Ignazio La Russa citohet të ketë thënë “Ka disa kërkesa buxhetore, që na shtyjnë të reduktojmë praninë tonë në misionet ushtarake ndërkombëtare”, duke shtuar se Italia do të veprojë në harmoni me partnerët e jashtëm, ka shkruar radio “Europa e Lirë”.
“Në Kosovë i kemi 600 njerëz, por ne po synojmë reduktimin në zero”, ka thënë La Russa dhe ka shtuar se “ne duhet ta përshpejtojmë përfundimin e këtij misioni”.
Sipas të dhënave nga Ministria italiane e Mbrojtjes, në misionet e jashtme Italia i ka 7300 ushtarë.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj









