Lajme
Truri i diasporës shqiptare të ndërtojë rrjetet diplomatike
Strategjitë për shfrytëzimin e trurit në diasporë duhet të shërbejnë si bazament për ndërtimin e rrjeteve të fuqishme diplomatike
Çështjet që lidhen me diasporën; aspektet integruese dhe kontributi i saj në raport me atdheun, kanë qenë temë e një konference shkencore qëu mbajt të mërkurën në Durrës.Ministri i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, duke folur në këtë konferencë, theksoi se strategjitë për shfrytëzimin e potencialit të trurit në diasporë duhet të shërbejnë si bazament për ndërtimin e rrjeteve të fuqishme diplomatike me qendrat vendosëse, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Diasporës.“Kombi shqiptar, i ndarë në disa shtete në Ballkan, u përket popujve që kanë diasporë të madhe. Për arsye të ndryshme, shqiptarët kanëmigruar në vende të ndryshme të Evropës, ku kanë jetuar dhe kanë vepruar, por, njëkohësisht, i kanë marrë përvojat e atyre vendeve. Kjo nënkupton afrimin e mentalitetit shqiptar dhe integrimin i tij në mentalitetin evropian, njohjen e vlerave evropiane në kuadrin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe adoptimin dhe aplikimin e tyre në shoqërinë shqiptare. Këto vende ua mundësuan shqiptarëve që të integrohen në shoqërinë e tyre, të profesionalizohen në shumë fusha, të marrin përvoja nga më të ndryshmet, përvoja këto që, sot, është shumë e rëndësishme të barten në vendin tonë”, theksoi Makolli.Ai vlerësoi se diaspora shqiptare ka qenë ambasadori më i mirë i Kosovës, por edhe i shqiptarëve në përgjithësi dhe se roli i saj është me rëndësi të veçantë.“Diaspora shqiptare më nuk është një komunitet që bën punë krahu, sepse të rinjtë tanë shkollohen në këto vende, i kanë bizneset e tyre atje, kanë arritur të fitojnë status në ato vende ku jetojnë dhe të jenë qytetarë të nderuar të Evropës. Diaspora jonë është shndërruar në një institucion që na garanton hyrje të shpejtë në Evropë, sepse ajo më së miri e di se si arrihet të jesh pjesë e kësaj familjeje”, u shpreh Makolli.Konferencen “Integrimet evropiane dhe roli i diasporës”, e organizuan: Akademia Diplomatike Shqiptare, Instituti për Studime Evropiane i Universitetit të Tiranës, Ministria e Diasporës e Kosovës dhe nga komuna e Çairit të Shkupi.ndërsa u mbajt në Durrës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











