Lajme

Truss jep dorëheqje nga posti i kryeministres së Britanisë së Madhe

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka dhënë dorëheqje nga ky post pa i bërë dy muaj të plotë qeverisje.

Gjatë adresimit të saj, Truss theksoi se nuk mund më të qëndrojë në këtë funksion.

“Familjet ishin të brengosura sesi do t’i paguajnë faturat. Kemi pasur këtu edhe luftën e Putinit në Ukrainë. Anëtarët e Partisë Konservatore më kanë zgjedhur që ta ndryshoj këtë. Kemi pasur vizion për ulje të taksave dhe rritje ekonomike. Megjithatë, këtë mision nuk e përmbushëm. Kam njoftuar mbretin se po jap dorëheqje nga posti i kryeministres së Britanisë së Madhe si dhe kryetare e Partisë Konservatore. Do të mbeten në këtë post derisa të zgjidhet kandidati i ri”, tha Truss para gazetarëve.

Truss mori postin e kryetares së Partisë Konservatore në fillim të shtatorit dhe të kryeministres së Britanisë së Madhe nga pasuesi Boris Johnson.