Gruaja
Tryezë debati mbi islamin në Kantonin e Cyrihut
Rreth islamit bëhet shumë fjalë por si jetojnë në të vërtetë myslimanet dhe myslimanët në Kantonin e Cyrihut? Çfarë politike të integrimit udhëheq Qeveria Kantonale në kërë fushë? Si qëndron puna me të drejtat e grave në islam? Podiumi ynë i përbërë nga panelistë shumë cilësorë, përpiqet që në Ditën e Grave të gjejë përgjigjet për këto pyetje. Vizitojeni së bashku me ne xhaminë e Bashkësisë Islame Shqiptare dhe merrni pjesë në lutjen e mbrëmjes.
Pjesëmarrës në debat: Jacqueline Fehr, nga ekzekutivi i Kantonit; Muris Begovic, përfaqësues i Bashkësisë së Organizatave Islamike në Kantonin e Cyrihut; Blerta Kamberi, myslimane dhe studiuese e islamit; Sumejja Medii-Bilali, përfaqësuese e Moschee IAG, kryetare e Shoqatës së Studentëve Myslimanë MSAZ; Jean-Daniel Strub, moderator (kandidat për Parlamentin Kantonal dhe asambleist i qytetit të Cyrihut nga SP.
Programi:
Vizita në xhami
Koha: 8 mars, ora 18.00
Vendi: Bashkësia Islamike Shqiptare, (Islamisch-Albanische Gemeinschaft) Rautistrasse 58, 8048 Zürich, (kati i tretë)
——————
Debati: Ora 19.00
Vendi: F&F Schule, Flurstrasse 89, 8047, Zürich.
Nga ora 21 do të ketë një apero
(Foto:Ilustrim)
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit08 Mars 2019
- Ora18:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit6 Mars 2019 - 11:00
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












