Kosova
Tubim në Bruksel më 30 Gusht për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë
Tubimi mbahet në: Rue de la Loi 175, 1000 Bruxelles (para Këshillit të BE), me fillim nga Ora 14:00
Më 30 gusht, kujtojmë mijëra jetë të thyera nga zhdukjet me forcë. Në Kosovë, edhe sot, mbi 1 600 persona ende figurojnë të zhdukur që nga lufta.
Pas çdo emri fshihet: një familje që pret, një histori e ndërprerë, një pritje e padurueshme, një e ardhme e ndaluar.
🏳️ Ju ftojmë të merrni pjesë në një tubim paqësor më 30 gusht, për të nderuar kujtimin e tyre, për të mbështetur familjet dhe për të rikujtuar se e drejta për të njohur të vërtetën është një e drejtë themelore e njeriut”, thuhet në njoftimin e bërë nga organizatori, Libraria Liz’e Bookstore në Bruksel, gjegjësisht znj. Lirie Zeneli.
Thirrjet tona për pjësëmarrjen në Marsh dhe tubim paqësor janë të koordinuara në Bruksel dhe Gjenevë, nën moton e përbashkët:
✨ ” Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë ! ”
🌱 Ne duam t’u kujtojmë institucioneve evropiane se:
– nuk ka kompromise me fatin e njerëzve,
– kujtimi i të zhdukurve me forcë është i pavdekshëm,
– dhe se besimi ynë në drejtësi mbetet i pathyeshëm.
🕊️ Së bashku, le ta bëjmë të dëgjohet zëri i atyre që u heshtën me dhunë.
📍 Rue de la Loi 175, 1000 Bruxelles (para Këshillit të BE)
⏰ Ora 14:00
🇽🇰 Merr me vete një flamur 🇦🇱
Kontakti në Bruksel :
📌 Libraria Liz’e Bookstore
📞 +32 470 78 22 93
✉️ [email protected]
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit















