Shqipëria
Turistët e huaj pritet të vërshojnë Vlorën
Qyteti i Vlorës ka rreth 2600 shtretër që do të ofrojë për akomodimin e pushuesve
Vlora edhe zyrtarisht ka hapur sezonin turistik, derisa operatorët turistikë po bëjnë përgatitjet e fundit për të pritur turistët.
Kreu i operatorëve turistikë të Vlorës, Vasil Bedini është shprehur se është duke iu dhënë dora e fundit përgatitjeve për të pritur turistët e huaj dhe vendas.
Qyteti i Vlorës ka rreth 2600 shtretër që do të ofrojë për akomodimin e pushuesve. Po ashtu Bedini shprehet për TCH, se ky vit është më i mbarë për Vlorës, pasi ka një bum ndërtimesh në favor të pushuesve, përcjell albinfo.ch.
Përveçse bukurisë natyrore të plazheve, Vlora ofron për pushuesit edhe zonat arkeologjike, që janë një tjetër atraksion për pushuesit. Ndërkohë që gastronomia është kryesorja për pushuesit, pasi ata që kanë qenë vitin e kaluar kanë ngelur të kënaqur nga ushqimi që ata kanë shijuar, ku çdo gjë është bio.
Po ashtu në një nga hotelet e Vlorës që operon përgjatë shëtitores, prenotimet kanë qenë të shumta, sipas punonjëses së recepsionit deri tani që jemi në muajin maj, prenotimet për hotelin që ajo punon janë në masën 70 %, duke bërë një krahasim me një vit më parë, këtë vit prenotimet janë më të shumta, dhe kryesisht janë të huajt ata që kanë bërë prenotimet. Dhe në ditën në vijim priten të ketë më shumë prenotime.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve












