Shkurt.ch
Turistët zviceranë me shpenzime rekorde
Bëhet fjalë për 12.9 miliardë franga të paguara, që është për 6.7 për ind më shumë se në vitin 2011
Falë kursit favorizues të frangut dhe çmimeve të ulëta jashtë vendit, turistët zviceranë gjatë vitit 2012 kanë shpenzuar para jashtë vendit më shumë se kurrë deri më tash. Fjala është për 12.9 miliardë franga të paguara, që është për 6.7 për ind më shumë se në vitin 2011. Sipas Entit Federal të statistikave këto shpenzime e tejkalojnë për më shumë se 50 për qind mesataren e dhjetë viteve të fundit.
Por ndryshe paraqitet gjendja në drejtimin e anasjelltë: turistët e huaj në Zvicër kanë dhënë gjatë vitit të kaluar 15 miliardë franga që është 202 milionë ose 1.3 për qind më pak se një vit më parë. Ky trend i rënies është përsëritur në vitin 2012 për të katërtën herë e radhë .
Rënie kanë shënuar hoteleria dhe parahoteleria si dhe gastronomia.
Të hyrat nga qëndrimi në Zvicër për shkollim dhe për shërim në spitale janë shtuar për 157 milionë franga ose plus 5.7%. Kjo, sipas BFS-së shpjegohet me faktin se është në rritje numri i studentëve të huaj në universitetet dhe shkollat e larta të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel












