Shqipëria
Turizmi në Shqipëri, në rritje, kosovarët të parët
Në Shqipëri, turizmi po u rikthehet gradualisht niveleve të parakrizës pandemike
Në qershor, në vend hynë 604 mijë shtetas të huaj, raportoi INSTAT.
Me të njëjtin muaj në krahasim të 2020-s, kur vendi ishte në pandemi, shifra është 3.4 herë më e lartë. Ndërsa në raport me 2019-n, hyrjet e shtetasve janë vetëm 4% më të ulëta.
Thuhet se ky rikuperim, në raport me 2019-n, ka ardhur tërësisht nga turistët nga Kosova. Hyrjet e tyre ishin 62% më të larta në krahasim me qershorin 2019. Shtetasit nga Kosova po mbajnë peshën kryesore të turizmit në vend, duke përbërë 55% të hyrjeve totale në qershor të këtij viti, nga 34% në të njëjtën periudhë të 2019-s.
Referuar statistikave, Maqedonia e Veriut pa një rritje të lehtë prej 1% në krahasim me 2019-n, duke zënë vendin e dytë (11% të hyrjeve në total).
Hyrjet e shtetasve të tjera vijuan të ishin me rënie të fortë, sidomos nga Greqia (-65%) dhe nga Gjermania (-49%).
Polakët po rikthehen dhe në qershor hynë gati 20 mijë shtetas nga ky vend, ndonëse shifra ende mbetet 23% më ulët se 2019-a.
INSTAT raportoi se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin qershor 2021, janë 939.872. Krahasuar me qershor 2020, ky tregues rezulton me një rritje 2,6 herë.
Në qershor 2021, numri i shtetasve të huaj që hynë në territorin shqiptar është 604.381.
Krahasuar me qershor 2020, ky numër është rritur me 3,4 herë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër













