Shqipëria
Turizmi, shtylla kryesore që po rritë ekonominë e Shqipërisë
Në një raport, Banka Botërore theksoi se rritja ekonomike e Ballkanit Perëndimor u ngadalësua gjatë këtij viti, ndërsa vitin tjetër parashikohet një përshpejtim i moderuar, krahas rimëkëmbjes së vazhdueshme në Bashkimin Europian, i cili është partneri kryesor tregtar i rajonit, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit të rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, ku theksohet se rritja ekonomike e Shqipërisë është këtë vit më e lartë se parashikimet, mbështetur edhe nga një sezon turistik i suksesshëm.
Në raportin e rregullt ekonomik për 6 e Ballkanit Perëndimor, tek pjesa për Shqipërinë, Banka Botërore thotë se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto do të mbetet mbi mesataren historike, në 3.6 për qind.
Raporti thekson se ulja e inflacionit pritet të mbështesë një konsum më të rritur, ndërsa tregu i punës u përmirësua dhe punësimi u rrit në 9 muajt e këtij viti, kryesisht prej zgjerimit të veprimtarisë së ndërtimit, hotelerisë dhe turizmit me rekorde historike gjatë verës.
Banka Botërore vëren një rritje të të ardhurave nga punësimi dhe nga tatimet, rritje të kredive, të investimeve, si dhe treguesve të besimit tek bizneset dhe konsumatorët.
“Punësimi ka vijuar të rritet, ndonëse me ritme më të ngadalta në tremujorin e dytë se sa në tremujroin e parë. Vihet re se këto presione të rritura të tregut të punës kanë ndikuar edhe në rritjen e pagave, që nga një anë ka përmirësuar kushtet financiare, duke mbështetur konsumin, por nga ana tjetër ka rritur presionet e brendshëm inflacioniste, pra presionet që vijnë nga kërkesa e brendshme”, thotë Hilda Shijaku, eksperte e Bankës Botërore.
Sektorët që mbështetën rritjen, krahas turizmit dhe ndërtimit, sipas raportit janë edhe shërbimet, tregtia, pasuritë e paluajtshme dhe prodhimi, ndërsa industria nxjerrëse dhe bujqësia pësuan tkurrje.
Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm në Shqipëri, sepse mbulon rreth 18 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhe afro 35 për qind të punësimit.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










