Lajme
Turqia kërkon ndryshimin e librave të historisë në Kosovë
Duhet të largohen paragrafët nga librat e historisë së Kosovës, të cilat përmbajnë fyerje për Turqinë
Ministri i Arsimit të Turqisë, Omer Dinçer i ka kërkuar ministrit të Arsimit të Kosovës, Ramë Buja, që të largohen paragrafët nga librat e historisë së Kosovës, të cilat përmbajnë fyerje për Turqinë dhe personalitetet historike të këtij vendi.
“Kërkuam nga Ministria eliminimin e paragrafëve nga librat e historisë së Kosovës, të cilat përmbajnë fyerje për historinë turke.
Ne jemi në finalizim të projektit, i cili vazhdohet të punohet nga Komisioni, i cili është themeluar për eliminimin e këtyre problemeve dhe neve do të na gëzojë pa masë fakti që kur të botohen librat e reja të mos t’i kenë këto paragrafe”, ka thënë ai.
Kurse ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka sqaruar se do të ketë vetëm disa korrigjime.
” Nuk u tha se do të ndryshohet historia, u tha që do të korrigjohen ata kapituj ku ka pjesë fyese për popullin turk. Kjo do të korrigjohet dhe jo të ndryshohet historia, sepse nuk mund të ndryshojmë historinë e cila ka ndodh. Kjo do të ndodh duke qenë të përbashkëta të dy komisionet shumë profesionale në këtë drejtim”, ka Buja.
Ndërkaq pasi ka kërkuar ndryshimin e historisë së Kosovës, ministri turk Omer Dinçer, nuk ka dhënë në sqarim të duhur pse shqiptarët në Turqi nuk gëzojnë plotësisht të drejtën e mësimit në gjuhën amtare.
“Sa i përket kësaj në shkollat turke për ata që duan të mësojnë gjuhën shqipe ka lëndë zgjedhore dhe mund të hapen edhe kurse në gjuhën shqipe, është plotësisht demokratike”, ka thënë minitri turk.
Në këtë rast, ministri Ramë Buja ka theksuar se Kosova mund t’i plotësojë nevojat me literaturën e domosdoshme për të mësuar gjuhën shqipe për të gjithë ata shqiptarë që jetojnë në Turqi.
Ministri Buja dhe homologu i tij nga Turqia, Dinçer, kanë deklaruar se këto dy vende, përveç në aspektin politik, duhet të avancojnë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera, sidomos në arsim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?











