Kosova
Turqia kërkon deri në 28 vjet burg për turqit e dëbuar nga Kosova
Prokuroria në Turqi ka ngritur aktakuzë ndaj 6 turqve që u dëbuan nga Kosova. Për ta Prokuroria kërkon dënime me burgim prej 16 deri në 28 vjet.
Siç raporton Anadolu Agency, Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Huseyin Gunakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina po akuzohen për “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar”.
Ata janë në paraburgim tash e 1 vit prej kur institucionet e Kosovës, në bashkëpunuan me inteligjencën turke, i arrestuan ata dhe i dëbuan nga Kosova, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch
Institucione ndërkombëtare si “Amnesty International”, por së fundmi edhe Ambasada e SHBA-së, Britanisë e Gjermanisë në Prishtinë, kanë kritikuar ashpër institucionet e Kosovës për këtë veprim dhe kanë kërkuar që të jepen përgjegjësi për largimin e tyre nga Kosova.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












