Lajme
Turqia ratifikon aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO
Turqia voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO
Duket se Finlanda do të bëhet anëtarja më e re e NATO-s, pasi Parlamenti i Turqisë ka votuar për të ratifikuar anëtarësimin e saj në aleancën veri-atlantike, përcjell albinfo.ch.
Turqia e ka vonuar këtë ratifikim që disa muaj – duke u ankuar se ky shtet nordik është duke mbështetur “terroristët”.
Suedia, e cila ka aplikuar bashkë me Finlandën për anëtarësim në NATO, ende është duke u bllokuar nga Ankaraja për ankesa të njëjta.
Secili zgjerim i NATO-s duhet të bëhet me miratimin e të gjitha vendeve anëtare.
Finlanda do të pranohet zyrtarisht në NATO në samitin e radhës që mbahet në muajin korrik në Lituani.
Përmes një deklarate, pas votimit në Parlamentin turk, Qeveria e Finlandës ka thënë se anëtarësimi në aleancë e forcon sigurinë e shtetit dhe e përmirëson stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Baltikut.
“Si aleatë, ne do të japim dhe pranojmë siguri. Ne do ta mbrojmë njëri-tjetrin. Finlanda mbështet Suedinë tani, dhe në të ardhmen në aplikimin e saj”, ka thënë kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, përmes një postimi në Twitter.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka dhënë miratimin e tij për anëtarësimin e Finlandës në NATO më herët gjatë muajit mars, duke thënë se ky shtet ka bërë “hapa konkretë” për sigurinë e Turqisë.
Mirëpo, armiqësia e tij e vazhdueshme me Suedinë ka qenë e qartë, pasi ai e akuzon këtë shtet për strehim të militantëve kurdë, dhe që u jep mundësi atyre të protestojnë në rrugët e Stokholmit.
Vendimi i Ankarasë për të ratifikuar anëtarësimin e Finlandës hap rrugën për një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e NATO-s.
Finlanda, shtet me kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë, ka hequr dorë nga neutraliteti, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Edhe Suedia ka hequr dorë nga neutraliteti, mirëpo për dallim nga Finlanda, ajo nuk ndan kufi me Rusinë.
E-Diaspora
-
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” “The Armed Man: A Mass for Peace”, e dedikuar viktimave të luftës në Kosovë, renditet e... -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria drejt forcimit të rezistencës klimatike me mbështetjen e Zvicrës Vizitë studimore në Zvicër dhe Belgjikë për zhvillimin e Kuadrit Kombëtar për Shërbimet Klimatike (NFCS)... -
Në Zvicër riciklimi i qelqit ka orar të caktuar: ja rregullat që duhet të respektohen -
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët












