Lajme
Turqia riatdheson në Zvicër tre të dyshuar si mbështetës të ISIS-it
Tash për tash mbetet e paqartë se në ç` mënyrë këta persona, shtetas zviceranë, kishin përfunduar në burgjet turke.
Në mbrëmjen e sontme, rreth orës 17.00, Turqia ka riatdhesuar në Zvicër tre persona, shtetas zviceranë, të dyshuar si mbështetës të ISIS-it, njofton transmetuesi publik i Zvicrës, SRF.
Ata kanë aterruar në Aeroportin e Cyrihut me një aeroplan të linjës së rregullt që kompania Turkish Airlines mban me këtë aeroport, transmeton albinfo.ch. Me të arritur, tre personat në fjalë janë arrestuar nga autoritetet zvicerane.
Prokuroria Publike Federale, e cila është kompetente për të dyshuarit e këtij profili, e ka konfirmuar rastin për SRF-në. Por, sipas prokurorisë, tre personat e riatdhesuar në fjalë nuk kanë qëndruar në zonën e luftës të ISIS-it. Prandaj, është e gabuar që në rasti në fjalë të flitet si për të rikthyer nga ISIS-i.
Ndërkaq, sipas autoriteteve turke, riatdhesimi është realizuar në bashkëveprim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës, përcjell albinfo.ch. Mirëpo, tash për tash mbetet e paqartë se në ç` mënyrë këta persona kishin përfunduar në burgjet turke.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime Mes pasigurisë së vazhdueshme gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe çmimeve në rritje të karburantit për... -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
SHBA fillon hetime kundër Zvicrës për tregti të padrejtë













