Lajme
Gjermani: Lirohet aktivistja Greta Thunberg
Policia gjermane njoftoi se aktivistja e klimës, Greta Thunberg, e arrestuar të martën së bashku me disa aktivistë të tjerë gjatë protestave kundër prishjes së një fshati, për t’i hapur rrugë zgjerimit të një miniere qymyri, është liruar tashmë, pas një kontrolli të identitetit të saj, përcjell albinfo.ch.
Greta Thunberg u ndalua teksa protestonte në minierën e qymyrit Garzweiler 2, rreth 9 km nga fshati Luetzerath. Fillimisht policia gjermane paralajmëroi se do t’i largonte me forcë aktivistët, nëse nuk largoheshin nga territori pranë minierës. Fshati, në shtetin perëndimor të North Rhine-Westphalia, po pastrohet për të lejuar zgjerimin e minierës.
Pronari i minierës, RWE RWEG.DE, ra dakord me qeverinë për ta shkatërruar Luetzerathin, në këmbim të daljes më të shpejtë të tij nga industria e qymyrit, si dhe shpëtimit të pesë fshatrave, që gjithashtu ishin planifikuar për t’u shpopulluar e prishur. Aktivistët thonë se Gjermania nuk duhet të nxjerrë më qymyr, e se duhet të përqendrohet në zgjerimin e energjisë së rinovueshme.
Të shtunën aktivistja suedeze e klimës iu drejtua rreth 6,000 protestuesve që marshuan drejt fshatit Luetzerath, duke e quajtur zgjerimin e minierës një “tradhti për brezat e tanishëm e të ardhshëm”.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Ngjarjet që morën më shumë vëmendje këtë javë A do të ndikojnë çmimet e larta të karburantit të avionëve në udhëtimet ajrore për në... -
Tregu i sigurimeve kibernetike po rritet me shpejtësi -
Kantonet armatosen kundër përhapjes së opioideve të rrezikshme -
Fluturime të tjera do të anulohen në Zvicër të hënën dhe të martën -
Besimi i konsumatorëve në Zvicër bie në nivelin më të ulët në më shumë se një vit












