Kosova
U gjetën të vdekur në saunë katër turistë rusë në Shqipëri
Katër turistët rusë humbën jetën një natë më parë teksa po relaksoheshin në saunat e një hoteli në Qerret të Kavajës.
Viktimat ishin të afërm me njëri-tjetrin. Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe u gjetën pa jetë nga një punonjëse e personelit, recepsionistja e hotelit, ku ishte akomoduar grupi i shtetasve rusë.
Paraprakisht bëhet e ditur se tri nga viktimat kanë lidhje gjaku mes tyre, prindërit me vajzën dhe partneri i saj. Së bashku ata po shfrytëzonin saunën e hotelit për t’u relaksuar, por qëndrimi për një kohë më të gjatë dhe në temperatura të larta dyshohet t’u ketë shkaktuar vdekjen. Ky është dyshimi kryesor, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore si dhe vlerësimi i kushteve termike dhe teknike brenda saunës.
Mbetet i dyshimtë mosveprimi i viktimave në kushtet kur kanë nisur të ndjehen keq, ndërkohë që një nga rregullat e sigurisë është mosfrekuentimi vetëm i saunave për të pasur asistencë në rast nevoje. Konsumimi i alkoolit mund të jetë një arsye për reagimin e munguar, apo një gjendje tjetër ende e pashpjeguar ka ndikuar duke çuar në vdekjen e tyre.
Niveli i temperaturës në sauna, si dhe kushtet e funksionimit të saj po hetohen gjithashtu nga grupi hetimor, ndërkohë që burime policore lokale bëjnë me dije se priten edhe ndalime për shkak të neglizhencës së personelit në kujdesin ndaj klientëve që frekuentojnë ambientet e Spa-së, konkretisht saunës.
Deri më tani personeli është marrë në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat që çuan në vdekjen e 4 shtetasve rusë.
Edhe mediat e Moskës shkruajnë për vdekjen e 4 turistëve rusë në Shqipëri
Vdekja e 4 turistëve rusë në Shqipëri është raportuar edhe në mediat e vendit të tyre. Shtypi i Moskës ka shkruar për vdekjen e bashkëshortëve Natali dhe Sergei Burenkova, 58 dhe 60 vjeç, vajzës së tyre Ekaterina 31 vjeçe dhe bashkëshortit të saj, Nikita Belousov, 37 vjeç.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











