Shkurt.ch
U rriten pagat pastruesve
Nga viti 2012, pastruesit do të paguhen deri në 2.5 për qind më shumë dhe do të marrin edhe rrogën e trembëdhjetë
Të punësuarit në degën e pastrimit, të cilët janë pjesë e një Marrëveshjeje Kolektive të Punës (GAV), duke filluar nga viti 2012 do të paguhen deri në 2.5 për qind më shumë se deri më tash.
Krahas kësaj, ata do të marrin edhe rrogën e trembëdhjetë.
Këto janë të arriturat kryesore të negociatave për Marrëveshjen Kolektive të Punës, siç bën me dije komisioni i paritetit për degën e pastrimit.
Me marrëveshjen në fjalë janë të mbuluar rreth 50.000 punëtorë, të cilët u përkasin 100 etnive dhe që punojnë për 650 firma pastrimi.
Por, siç tregon reagimi i sindikatës UNIA, kjo ngritje pagash nuk e avancon shumë pozitën e pastruseve. Në këtë degë ushtrohet një presion enorm ndaj punëtorëve për të arritur rezultate të mëdha të punës. Pastruesit e ndërtesave, sipas kësaj sindikate, detyrohen që brenda kohës së njëjtë të pastrojnë hapësira deri në dy fish më të mëdha.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Katër nga pesë zviceranë mbajnë syze ose lente kontakti Përqindja e njerëzve me ndihma vizuale në Zvicër ka rënë pak gjatë katër viteve të fundit,... -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor











