Shkurt.ch
U testuan sirenat e alarmit
Në gjithë Zvicrën në orën 13.30 ka jehuar zëri i sirenës për alarmin e përgjithshëm, që ka zgjatur saktësisht 1 minutë
Në Zvicër për çdo vit, të mërkurën e parë të shkurtit bëhet testimi i sirenave në nivel vendi. Bëhet fjalë për gjithsej 7800 sirena të cilave u testohet funksionimi për të ditur gjendjen e tyre në rast të rrezikut të vërtetë.
Kjo ditë ka qenë sot. Në gjithë Zvicrën në orën 13.30 ka jehuar zëri i sirenës për alarmin e përgjithshëm, që ka zgjatur saktësisht 1 minutë. Siç bën të ditur Zyra Federale për Mbrojtje të popullatës (Babs), aty ku ka pasur nevojë, alarmi ka vazhduar deri në orën 14. Ndërsa në mes të orës 14.15 dhe 15.00 është bërë testimi i alarmit të ujit në vendet me penda uji që llogariten si zona të rrezikuara. Të tilla konsiderohen ato zona të cilat në kushte reale mund të vërshohen brenda dy orëve, bëhet e ditur në komunikatën e Babs.
Në rrethana të rrezikut real përmes alarmit porositet popullata që të dëgjojë radion dhe të informojë edhe fqinjët për të ndjekur udhëzimet e mëtejme të autoriteteve kompetente në lidhje me rrezikun. Ndërsa alarmi i vërtetë për vërshim shërben si urdhër për të braktisur menjëherë zonën e rrezikuar.
Autoritetet federale janë duke shqyrtuar mundësinë që sirenat e alarmit të emetohen edhe përmes sms-ve. Në atë mënyrë njerëzit do të alarmoheshin dhe njëkohësisht edhe do të informoheshin lidhur me rrezikun që kërcënon.
Deri në mars të këtij viti dol të dihet nëse në të ardhmen do të ketë një modernizim të sistemit të alarmimit në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull Kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të komunës së Crans-Montanës u dëgjua të premten si i... -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet












