Lajme
U vodhën rreth 1.8 milion euro, sigurimi në Gjykatë
Prokuroria e Shqipërisë ka quar në Gjykatë tetë persona që po siguronin automjetin e bankës plotë me para, derisa hajnat plaçkitën më shumë se 1.8 milion euro
Tetë persona që po siguronin automjetin e bankës plotë me para, derisa ai u plaçkit nga një grup i armatosur i hajdutëve, do të gjykohen nga Gjykata e Tiranës nën akuzën “shpërdorim i detyrës”. Zyrtarët e sigurimit po e shoqëronin automjetin me destinacion aeroportin e Rinasit në Tiranë, me katër thasë plotë me para që ishin destinuar për në Austri.
Prokuroria e Shqipërisë, në kërkesën për gjykim, shpjegon në mënyrë të detajuar gjithçka ka ndodhur në tunelin e bankës, atje ku ka pasur edhe ca vegla ndërtimi dhe ca llamarina, të cilat dyshohet se kanë shërbyer për fshehjen e tre personave që hynë dhe arritën që nën kërcënimin e armës të çarmatosnin shtatë rojet e sigurisë, të merrnin paratë dhe të largoheshin me mjetin blinduar të bankës.
Ky mjet shërbente për transportin e sasisë së valutës në drejtim të Rinasit, ku mësohet se më pas do të shkonin në një bankë në Austri, ku edhe do të depozitoheshin, raporton Shekulli.
Ngjarja, sikurse në filmat aksion, ka ndodhur më 13 shkurt 2015 derisa një kompani private e sigurisë fizike po e siguronte automjetin plotë me para. Sipas Prokurorisë, u vodhën 900 mijë franga zvicerane; 800 mijë paund britanik si dhe 16.100 euro, të futura në katër qese. Këto mjete kthyer në ero dalin rreth 1.8 milion euro.
Ngjarja kishte ndodhur një tunelin e bankës, derisa automjeti ishte afruar aty dhe ekipi po i nxjerrit thasët me para. Derisa ekipi transportues po tentonte t’i vendoste paratë në automjet, aty shfaqen tre persona të maskuar dhe të armatosur me pushka AK 47 kallashnikovë, duke iu rekomanduar t’i lëshojnë thasët në tokë.
Për të neutralizuar situatën kanë shtënë në tokë. Po ashtu sipas Prokurorisë, ata ia kanë marrë edhe çelësat e automjetit dhe më pas janë larguar, transmeton Albinfo.Ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












