Bota
Udhëheqësit botërorë dakordohen për pak gjëra në samitin e G20-tës

Në takimin e udhëheqësve botërorë të mbledhur këtë javë në Argjentinë, Presidenti Donald Trump u shfaq me tematikën e politikës së tij të jashtme “Amerika e Para”. Rezultati ishte një samit me pak marrëveshje të arritura. Siç njofton nga Buenos Aires korrespondenti i Zërit të Amerikës Bill Gallo, në samitin shumëpalësh mbizotëroi ndërveprimi dypalësh.
Megjithë valën në rritje të nacionalizmit në mbarë botën, në samitin e G20-tës në Argjentinë u bë një përpjekje për bashkëpunimin ndërkombëtar.
Çështjet e debatueshme, si emigracioni dhe tregtia, përgjithësisht u shmangën. Për ndryshimet klimatike, SHBA-ja thjesht doli kundër të gjithëve.
Në një intervistë me shërbimin në gjuhën spanjolle të Zërit të Amerikës, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të përkushtuara ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
“Krijimi i prosperitetit për çdo qytetar të botës. Krijimi i rregullave që e mundësojnë këtë gjë. Këto janë temat e përbashkëta. Ndonjëherë debatojmë për mënyrat se si t’i realizojmë këto. Por, të gjithë synojmë të njëjtat objektiva”, tha Sekretari Pompeo.
Por, ndërsa vendi më i fuqishëm i botës bën haptazi thirrje që interesat kombëtare të kenë përparësi, disa vende më të vogla shqetësohen për dobësimin e institucioneve ndërkombëtare.
“Nuk është gjë e mirë për ne, pasi jemi vend i vogël dhe na duhen rregullat që t’ja dalim më mirë. Nëse mbetemi me vetëm politikën e forcës, atëherë do dalim humbës”, thotë Roberto Bouzas, profesor i ekonomisë në Universitetin e San Andreas.
Mes jodakortësive, më shumë ranë në sy takimet dypalëshe.
Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, shfrytëzoi G20-ën për të rehabilituar imazhin e tij pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Presidenti Trump dhe ai kinez Xi Jinping shfrytëzuan mundësinë për të ulur tensionet SHBA – Kinë, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Por, Presidenti Trump anulloi takimin e shumëpritur me Presidentin rus Vladimir Putin, për shkak të agresionit të Moskës ndaj Ukrainës.
Në përfundim, një forum i krijuar për të forcuar unitetin ndërkombëtar, ndoshta do të mbahet më shumë mend për mungesën e unitetit.
E-Diaspora
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Zjarr i madh në Winterthur, ndërpritet trafiku hekurudhor
-
Zvicra drejt energjisë bërthamore: Këshilli Federal mbështet ndërtimin e centraleve të reja
-
Po voziste 231 km/orë: Policia ndalon 18-vjeçarin në A7 drejt Cyrihut
-
Zvicra drejt kartëmonedhave të reja, publikohen 12 dizajnet, hapet konsultimi publik