Lajme
Udhërrëfyesi për liberalizim merret në tetor?
"Delegacioni i Komisionit Evropian që ishte në Kosovë për të parë procesin e riatdhesimit, ka hartuar raport pozitiv"
Autoritetet kosovare presin që brenda një muaji vendi të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe jo më larg se një vit pas kësaj të fitojë edhe liberalizimin.
“Delegacioni i Komisionit Evropian që ishte në Kosovë për të parë procesin e riatdhesimit, ka hartuar raport pozitiv. Kjo është një e arritur e madhe që i ka hapur rrugë procesit të nisjes së dialozut për procesion e liberalizimit të vizave”, shkruan Koha Ditore, duke cituar burime të saj brenda Qeverisë.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka thënë se pavarësisht lajmeve të mira nga Brukseli, kjo nuk do të thotë se puna është kryer.
Pas hapjes së dialogut dhe marrjes së udhërrëfyesit, Kosova do të ketë një listë tjetër kriteresh që do t’i përmbushë.
Ajo ka shprehur bindjen se nëse mbahet tempi me të cilën është duke punuar gjatë këtyre muajve të fundit, Kosova dhe qytetarët e saj shumë shpejtë do të jenë në gjendje që të dalin pa viza nëpër Evropë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












