Sport
UEFA dënon Anglinë për tri shkelje gjatë ndeshjes me Danimarkën
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA. ka dënuar Kombëtaren e Anglisë për tri shkelje në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Danimarkës.
Organi më i lartë i futbollit në Evropë ka vendosur të dënojë Federatën e Futbollit të Anglisë me një gjobë financiare prej 25 mijë funteve.
FA ishte akuzuar për tri shkelje pas ndeshjes gjysmëfinale me Danimarkën, ku Anglia fitoi me rezultat 2-1 pas vazhdimeve.
Një lazer tregues shkëlqeu në fytyrën e portierit danez Kasper Schmeichel në momentin që Harry Kane po e godiste penalltinë dhe kjo është një shkelje, sipas UEFA-s.
Dy arsyet e tjera për këtë dënim janë tifozët anglezë, të cilët fishkëllyen himnin danez si dhe ndezën fishekzjarre në ndeshjen gjysmëfinale në Wembley.
Gjithsesi ky po shihet si një dënim i ulët nga UEFA për Federatën e Futbollit të Anglisë.
Kombëtarja angleze të dielën do të luajë në ndeshjen finale të Euro 2020, ku në Wembley do të përballet me Italinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël Sipas Travailsuisse, në shumë raste, rritjet kanë mbetur në 0.2 deri në 0.5 për qind... -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare












