Kosova
UEFA gjobit Çekinë për fyerjet ndaj “dardanëve”
UEFA, përkatësisht Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës (CEDB) ka dënuar Federatën e Futbollit të Çekisë me 17.750 euro për fyerjet ndaj “dardanëve”
Është bërë e ditur se Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës (CEDB) nga UEFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Çekisë për shkak të sjelljeve jokorrekte të tifozëve çekë në ndeshjen me Kosovën.
Pra, Federata Çeke e Futbollit nuk ka shpëtuar pa gjobë për shkak të fyrjeve ndaj tifozëve “dardanëve”.
Kujtojmë se ndeshja Çeki – Kosovë ishte luajtur më 14 nëntor në Plzen, ndërsa çekët me fitore 2:1 bënë hapin vendimtar drejt Evropianit të vitit tjetër.
Ndeshja në Plzen ishte vlerësuar e rrezikshmërisë së lartë për shkak të qëndrimit anti-Kosovë që kanë grupe të shumta të tifozëve e huliganëve në Çeki. Autoritetet çeke kishin thënë se kanë marrë të gjitha masat për të parandaluar incidentet, por të tilla megjithatë kishte.
Duhet theksuar se në ditën e ndeshjes në Plzen ishin sulmuar tifozë të Kosovës nga grupe huliganësh çekë. Ndërsa gjatë ndeshjes, me gjithë masat e rrepta të sigurisë, ishin shfaqur flamuj të Serbisë, në të cilët ishte shkruar “Kosova është Serbi”. Po ashtu ka pasur thirrje për Kosovën si pjesë të Serbisë, shkruan kohanet.
Andaj, për mesazhet e natyrës politike, Federata e Futbollit e Çekisë është gjobitur të premten nga UEFA, përkatësisht nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës (CEDB).
“CEDB ka vendosur të dënojë Federatën e Futbollit të Çekisë me 17.750 euro për mesazhe provokuese politike dhe për hedhje të gjësendeve”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Nga ana tjetër, edhe lojtarë të Kosovës ishin ankuar për fyerjet që ua kishin bërë tifozët çekë.
Me vendimin e së premtes vetëm është konfirmuar se Kosova ishte pjesë e një grupi shumë problematik. UEFA kishte dënuar më herët edhe Federatën bullgare për fyerje ndaj Kosovës. Po ashtu një gjobë ishte dhënë për ndeshjen ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, ku kjo e fundit ka kaluar më keq, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua














