Sport

UEFA padit Kroacinë për racizëm

Shkaku i sjelljeve raciste të mbështetësve të saj, Federata Kroate e Futbollit përballet me padi disciplinore

Sot UEFA ka hapur një procedurë disiplinore kundrejt Federatës Kroate të Futbollit për arsye të këngëve raciste dhe të shfrytëzimit të simboleve raciste nga disa mbështetës kroatë gjatë ndeshjes Itali – Kroaci (1-1), raportojnë mediet e Zvicrës.

Më kokretisht, rasti do të shyqrtohet të martën. Në fakt, gjatë ndeshjes së përmendur, sulmuesi me prejardhje afrikane nga Gana, Mario Balotelli, thuhet të jetë ofenduar në bazë racore, duke imituar zëshëm zhurmën e majmunëve dhe duke hedhur banane nga tribuna, kanë raportuar një fotograf i AFP si dhe një rrjet i organizatave antiraciste të mobilizuara gjatë Euros 2012 (FARE-Futbolli kundër racizimit).

Federata Kroate po ashtu është ndëshkuar për ndezjen e fishekzjarreve dhe projektilëve si dhe depërtimin e një lojtari kroat në fushë gjatë lojës kundër Irlandës (3-1 për Kroacinë). UEFA tashmë e ka dënuar atë me një gjobë prej 25.000 eurosh.

Dënimi kundër Kroacisë mund të jetë më shumë se një gjobë. Për kujtesë, shkaku i sulmeve të huliganëve rusë gjatë Euro 2012, UEFA i është kanosur Federatës ruse me tërheqjen e 6 pikëve për fushatën e ardhshme evropiane që mbahet në 2016. Mjafton të ketë incidente të reja të tifozëve rusë që sanksionimi të bëhet efektiv.

Për rastin e Kroacisë dënimi pra mund të jetë shumë i rëndë, pasi që UEFA ka vendosur të ketë një politikë të «tolerancës zero» sa i përket racizimit dhe huliganizmit.

Vlen të përmendet se FARE i ka lavdëruar mbështetësit italianë, të cilët e kanë inkurajuar Mario Balotellin dhe se kanë kënduar për t’i mbuluar zërat e imitimit të majmunit.