Sport
UEFA shmang përballjet politike të Kosovës
Ndërkohë, UEFA gjithashtu ka bërë të ditur se vendimi se në cilin grup do të jetë Kosova do të merret brenda dhjetë ditësh
UEFA edhe zyrtarisht ka konfirmuar se dy skuadra kosovare do të marrin pjesë edicionin e ardhshëm në garat ndërkombëtare. Kampioni do të jetë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, derisa fituesi i Kupës në atë për Ligën e Evropës, shkruan albinfo.ch.
UEFA ka krijuar një ekip që vlerëson se cilat shtete mund të mos dëshirojnë të luajnë me Kosovën dhe ka theksuar se një nga to është padyshim Serbia. “Ne gjithmonë duhet të marrim masa për të parandaluar përplasje të mundshme”, ka thënë udhëheqësi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm Theodore Theodoridis. “Një nga to është Serbia, por kemi çështje tjera ku mund të ketë probleme”.
UEFA më parë kishte marrë masa të ngjashme edhe për Spanjën dhe Gjibraltarin, Rusinë dhe Gjeorgjinë, Azerbajxhanin dhe Armeninë, skuadrat e të cilëve nuk u përballën mes vete.
Ndërkohë, UEFA gjithashtu ka bërë të ditur se vendimi se në cilin grup do të jetë Kosova do të merret brenda dhjetë ditësh.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











