Lajme
Uji me klor i pishinës “mund të vrasë” koronavirusin në 30 sekonda
Uji me klor i pishinave mund ta bëjë koronavirusin pasiv në vetëm 30 sekonda. Kështu raporton një studim nga Imperial College London.
Virologët studiuan ndikimin e përqendrimeve të ndryshme të klorit në ujë në virusin SARS-CoV-2. Gjetjet sugjerojnë se rreziku i transmetimit të COVID-19 përmes ujit të pishinës është “tepër” i ulët.
“Ne i kemi kryer këto eksperimente në laboratorët tanë të lartë të kontrollit në Londër. Duke përzier virusin me ujin e pishinës, ne mund të tregonim se virusi nuk mbijeton në ujin e pishinës”, shpjegoi autorja estudimit Wendy Barclay, nga Kolegji Imperial në Londër, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Në studim, profesoresha Barclay dhe kolegët e saj gjetën se një përqendrim i klorit prej 1.5 miligramë për litër dhe një pehash midis 7–7,2 zvogëloi infeksionin e SARS-CoV-2 më shumë se 1000 herë brenda vetëm 30 sekondave.
Testet e mëtejshme duke përdorur përqendrime të ndryshme të klorit dhe niveleve të pH arritën në përfundimin se klori është më efektiv me një nivel të ulët pehashi.
Sipas autorëve, studimi shton provat se pishinat mund të jenë mjedise të sigurta nëse merren masat e duhura.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 Çmimet e pronave në Zvicër vazhduan të rriten në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke... -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025












