Lajme
Uji në Kosovë është i pijshëm, nuk është kancerogjen
“Në bazë të parametrave të analizuar, uji nga ujësjellësi është i pijshëm, brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë
Pas dyshimeve që u plasuan nëpër mediet lokale, se uji në Kosovë është kancerogjen, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë me anë të një komunikate për media. Sipas këtij dikasteri, uji në Kosovë nuk është i dëmshëm për shëndetin dhe sipas analizave që janë bëra sot më 6 korrik, del se është sipas standardeve të parapara ndërkombëtare.
“Në bazë të parametrave të analizuar, uji nga ujësjellësi është i pijshëm, brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije”, thuhet në njoftim të MSH-së.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP) po ashtu i siguron qytetarët e Kosovës se ky Institut ka kontroll të përhershme të cilësisë së ujit për pije si nga sistemet qendrore të furnizimit, ashtu dhe uji i ambalazhuar dhe nuk ka vend për shqetësim. Situata epidemiologjike është në kontroll të vazhdueshme nga ekipet e Institutit Kombëtar.
“IKSHPK do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale, duke kërkuar nga organet relevante të avancojë dhe zgjerojë me prioritet spektrin e analizave laboratorike të ujit, ajrit dhe ushqimit”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndryshe, ky reagim institucional erdhi pasi gazeta italiane “Il Giornale” ka dalë me një shkrim të jashtëzakonshëm e shumë shqetësues, ku tregon se uji i pijshëm në Kosovë është kancerogjen. Gazeta i referohet një mjeku të KFOR-it italian, Ennio Lettieri, i cili ka raportuar para Komisionit Parlamentar italian se kontingjenti italian në Kosovë për një kohë të gjatë pinte ujë kancerogjen.
Sipas gazetës italiane kontingjenti italian në misionin e KFOR-it në Kosovë ka konsumuar, të paktën deri në vitin 2016, ujë kancerogjen. “Uji i analizuar në vitin 2015- 2016 përmbante bromate, një klasë kancerogjene 2B, në masën 65/97 mikrogramë-litër, krahasuar me një limit të toleruar prej 10 mikrogramë-litër.
Kur arrita në bazën e “Film City” në Prishtinë, më 14 tetor 2016 më thanë vazhdimisht për shijen shumë të dyshimtë të ujit të shpërndarë në restorantin dhe palestrën ndërkombëtare, si dhe piceritë në të gjithë bazën”, ka thënë ai. Por, uji nuk është rreziku i vetëm për shëndet. Gjithashtu edhe oxhaqet e KEK-ut ndotin shumë ambientin, e kjo normalisht se ndikon në jetën e njerëzve që jetojnë në Kosovë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













