Lajme
Ukraina: 14,200 ushtarë rusë të vrarë prej nisjes së luftës
Në një prononcim për media, në ditën e 23-të të luftës, Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë në përditësimin e fundit se 14,200 ushtarë rusë janë vrarë prej shpërthimit të konfliktit, përcjell albinfo.ch.
Si Ukraina, ashtu edhe Rusia prezantojnë të dhëna të ndryshme për fitoret dhe humbjet e palës tjetër.
Rusia ka pretenduar më 3 mars se 498 trupa të saj janë vrarë në luftime, mirëpo prej atëherë nuk ka përditësuar të dhënat.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë të enjten se numri i viktimave ruse mund të jetë mbi 7,000 dhe i të plagosurve mbi 14,000.
Ukraina po ashtu ka pretenduar se ka shkatërruar 450 tanke ruse, 93 aeroplanë, 112 helikopterë dhe ka dëmtuar 43 sisteme kundërajrore.
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë












