Kriza në Ukrainë
Ukraina dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje për shtyrjen e pagesave të borxhit
Ministri ukrainas i Financave, Serhii Marchenko, dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë, Bridget Brink, kanë nënshkruar një marrëveshje në lidhje me shtyrjen e pagesës së borxhit kombëtar.
Sipas mediave ukrainase, Machchenko ka deklaruar se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të mundësojë uljen e barrës së borxhit në buxhetin e shtetit të Ukrainës dhe ridrejtimin e fondeve që duhet të ishin paguar për shlyerjen e borxhit dhe shërbimin sipas nevojave të sektorit social dhe humanitar.
“Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë për kontributin e tyre të rëndësishëm për të mbështetur stabilitetin makro-financiar dhe rritjen ekonomike të Ukrainës gjatë luftës”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Ndërkaq, përfundimi i kësaj marrëveshjeje parashikohet me Memorandumin e Mirëkuptimit për pezullimin e pagesës së borxhit kombëtar me grupin e kreditorëve zyrtarë të Ukrainës nga vendet e G7 dhe Klubit të Parisit.
Një grup kreditorësh zyrtarë të Ukrainës nga vendet e G7 dhe Klubi i Parisit në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë dakorduar për të pezulluar pagesat zyrtare të borxhit deri në vitin 2027.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit













