Lajme
Ukraina ndalon transportin e gazit rus që kalon drejt Evropës
Sot, Ukraina ka deklaruar për herë të parë që nga fillimi i luftës se do të pezullojë rrjedhën e gazit natyror rus përmes një pike tranziti, e cila sipas Ukrainës, dërgon pothuajse një të tretën e karburantit nga Rusia në Evropë, përcjell albinfo.ch.
Edhe pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, ajo ka mbetur një rrugë kryesore tranziti për gazin rus në Evropë.
Megjithatë, trupat ruse kanë marrë gazin që kalonte përmes Ukrainës dhe e dërgojnë atë në zonat separatiste të mbështetura nga Rusia në rajonin lindor të Donbasit të vendit, tha shefi i operatorit të rrjetit të gazit të Ukrainës GTSOU për agjencinë e lajmeve Reuters, përcjell albinfo.ch.
Kompania ukrainase thotë se do të ndalojë dërgesat përmes rrugës Sokhranivka nga sot.
Gjiganti shtetëror rus i energjisë Gazprom tha se ka marrë informatën nga Ukraina se do të ndalonte tranzitin e gazit në Evropë përmes interkonjeksionit Sokhranivka nga ora 07:00 me orën lokale të mërkurën.
Megjithatë, Gazprom, i cili ka një monopol mbi eksportet e gazit rus me tubacion, thotë se është “teknologjikisht e pamundur” që të zhvendosen të gjitha vëllimet në pikën e ndërlidhjes Sudzha më në perëndim, siç propozoi GTSOU.
Gazprom shtoi se po përmbush të gjitha detyrimet e saj ndaj blerësve të gazit në Evropë.
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje vendeve që të frenojnë varësinë e tyre nga energjia ruse dhe kanë ndaluar importet e naftës ruse dhe të tjera të energjisë në shenjë hakmarrjeje për pushtimin e Ukrainës.
Njoftimi i së martës nuk e ndryshon afatin kohor për të pakësuar varësinë globale nga nafta ruse “sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.
E-Diaspora
-
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri Adis Tairi, përmes platformës HealthCampus, angazhohet në trajnim praktik dhe përgatitjen e kuadrove të reja për... -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri













