Kriza në Ukrainë
Ukraina përjashton mundësinë e një armëpushimi me Rusinë
Ukraina përjashtoi mundësinë e një armëpushimi ose lëshimi territorial ndaj Moskës, ndërsa Rusia intensifikoi sulmin e saj në rajonin lindor të Donbasit dhe ndërpreu dërgimin e gazit në Finlandë, në reagimin e fundit ndaj sanksioneve perëndimore dhe izolimit të saj gjithnjë e më të thellë në skenën ndërkombëtare.
Negociatori kryesor i Ukrainës, duke folur për Reuters të shtunën, përjashtoi mundësinë e një armëpushimi ose një marrëveshjeje me Moskën që do përfshinte dhënie territori.
Lëshimet do të jepnin efektin e kundërt, sepse Rusia do të godiste më fort pas çdo ndërprerjeje luftimesh, tha këshilltari i presidentit Zelenskiy, Mykhailo Podolyak.
Thirrjet e fundit për një armëpushim të menjëhershëm kishin ardhur nga Sekretari amwerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe kryeministri italian, Mario Draghi.
Rusia po kryen një ofensivë madhore në Luhansk, një nga dy provincat e rajonit të Donbasit.
Separatistët e mbështetur nga Rusia kontrollonin pjesë të Luhanskut dhe provincës fqinje Donetsk që përpara agresionit që filloi më 24 shkurt, por Moska synon të marrë nën kontroll territorin që është ende në duart e ukrainasve.
Në vijën e frontit të Donetskut forcat ruse po përpiqeshin të çanin mbrojtjen e Ukrainës për të arritur në kufijtë administrativë të rajonit të Luhanskut, ndërsa më në veri ata vazhduan bombardimet e rënda të Sievierodonetskut dhe Lysychanskut, tha shtabi i përgjithshëm i Ukrainës të dielën.
Përfundimi i luftimeve në Mariupol, qyteti më i madh që Rusia ka marrë nën kontroll, i dha presidentit rus, Vladimir Putin, një fitore të rrallë pas një sërë frenimesh pas gati tre muajsh luftime./VOA
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik











