Lajme
Ukraina shënon përvjetorin e parë të luftës
Zelensky: Viti 2023 do të jetë viti i fitores sonë
Sot, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u zotua të shtyjë përpara fitoren e Ukrainës gjatë vitit 2023, teksa ai dhe të gjithë qytetarët ukrainas këtë të premte shënojnë përvjetorin e parë të pushtimit rus. Në orët e para të mëngjesit të kësaj ditë përkujtimore, të cilës Zelensky iu referua si “një vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe uniteti”, ai shkroi në Twitter se ukrainasit e kanë dëshmuar veten se janë “të pathyeshëm”.
“Ne e dimë se viti 2023 do të jetë viti i fitores sonë”, shkroi ai.
Ukrainasit organizuan mbledhi përkujtimore, ndezje qirinjsh dhe aktivitete të tjera për dhjetëra-mijëra qytetarë të tyre që humbën jetën – një numër që rritet gjatë gjithë kohës teksa luftimet janë intensifikuar, në veçanti në lindje të vendit.
Në përvjetorin të parë të nisjes së pushtimit më 24 shkurt, ushtria ukrainase tha se pret që atë ditë Rusia të kryejë sulme ajrore.
Alarmet për sulme ajrore nuk u dëgjuan gjatë natës në kryeqytetin Kiev. Megjithatë, qeveria rekomandoi që shkollat të zhvendosin mësimin në internet dhe punonjësve të zyrave iu kërkua të punojnë nga shtëpia.
Flamujt e BE-së dhe ukrainës pranë Parlamentit Evropian në Strasburg.
Homazhet për qëndrueshmërinë e Ukrainës erdhën edhe nga vendet evropiane. Kulla Eifel në Paris ishte ndër monumentet e ndriçuara me ngjyrat e Ukrainës – të verdhë dhe kaltër. Një vit më pas, shifrat e viktimave janë të mëdha nga të dyja palët, me vlerësimet perëndimore që flasin për qindra-mijëra të vrarë dhe të plagosur
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare Nis gjykimi në Itali për aksidentin fatal ku humbi jetën 24-vjeçarja nga Kosova... -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit Rekord i ri në tregjet valutore, frangu zviceran forcohet ndjeshëm ... -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone














