Kriza në Ukrainë
Ukraina sulmon për herë të parë me raketat britanike Storm Shadow, godet bunkerët e Putinit në Kursk
Ukraina sot ka goditur për herë të parë Rusinë me raketat britanike Storm Shadow. Sipas raportimeve, një video e sulmeve me raketa është filmuar pranë pronës historike të familjes Baratynsky, e cila tani shërben si sanatorium nën kontrollin e administratës presidenciale ruse.
Objekti i sulmuar përshkruhet si një “qendër komunikimi” ndërsa videoja supozohet se tregon momentin e sulmit me Storm Shadow, transmeton albinfo.ch.
https://x.com/nexta_tv/status/1859257710002290925
“Sipas të gjitha gjasave, nuk bëhet fjalë vetëm për një strukturë të zakonshme komunikimi, por për një post komandimi nëntokësor. Duke marrë parasysh afërsinë e sanatoriumit, është shumë e mundur që ai të përdorej nga komandat e forcave ruse në rajonin e Kurskut. Dhe duke qenë se trupa nga Koreja e Veriut operojnë aty, ka gjasa që edhe gjeneralë koreanoveriorë të jenë të pranishëm”, thuhet në njoftim.
Një strukturë e tillë justifikon përdorimin e një numri të konsiderueshëm të raketave Storm Shadow/SCALP, të cilat kanë një kokë luftarake prej 450 kg të krijuar posaçërisht për të shkatërruar objektiva të mbrojtura.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit Parlamenti Evropian po synon që brenda këtij viti të ratifikojë marrëveshjen e re mes Zvicrës dhe... -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet












