Ukraina

Ukraina: Zmbrapsen gjashtë përpjekje ruse për sulm në lindje

Në përditësimin e fundit operacional të ushtrisë ukrainase, zyrtarët e saj ushtarakë kanë dhënë detaje të sulmeve ruse në rajonin lindor të Donbasit.

“Në territorin e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut, mbrojtësit e Ukrainës zmbrapsën gjashtë sulme të armikut, shkatërruan katër tanke, gjashtë njësi automjetesh të blinduara dhe shtatë njësi automjetesh armike”, thuhet në postimin e zyrtarëve ushtarakë në në Facebook.