Ukraina

Ukrainë: 100 dollarë në këmbim të informacionit për bashkëpunëtorët e Rusisë

Guvernatori i rajonit Mikollaiv në Ukrainë, Vitaliy Kim, ka premtuar se do të ndajë 100 dollarë për secilin që ndihmon në identifikimin e njerëzve që bashkëpunojnë me Rusinë.

Kim ka ofruar kompensim në këmbim të informacionit për “njerëzit që u tregojnë pushtuesve se ku janë të poziconuara trupat ukrainase”, apo që u ndihmojnë në krijimin e koordinatave për shënjestra potenciale.

“Pas një verifikimi të kujdesshëm dhe konfirmimit të informacionit, ju do të përfitoni 100 dollarë”, ka thënë ai përmes një deklarate të publikuar në llogarinë e tij në Telegram.

Kim po ashtu ka përmendur planet për “mbyllje” të rajonit Mikollaiv për disa ditë, në mënyrë që të neutralizohen “tradhtarët dhe bashkëpunëtorët e Rusisë”./REL