Lajme
Ulet jetëgjatësia e zviceranëve për shkak të Covid-19
Studime të ndryshme kanë treguar një trend të qartë të shkurtimit të jetës. Në varësi të rajonit dhe grupmoshës, kjo mund të jetë deri në 15 vjet jete të humbur
Në Zvicër, jetëgjatësia mesatare e burrave është 82 vjet ndërsa e grave, 85 vjet. Por po të fokusohemi vetëm tek ata njerëz të cilët në vitin 2019 ishin tashmë 80 vjeç, jetëgjatësia rritet në 89 ose edhe mbi 90 vjet, shkruan srf.ch
“Këta njerëz i kanë mbijetuar atyre rreziqeve të vdekshmërisë që prekin kryesisht të rinjtë” thotë Murielle Bochud, kryemjeke në Unisanté në Lozanë, transmeton albinfo.ch.
“Ndërkaq koronavirusi, siç dihet, godet grupmoshën mbi 80 vjeç – veçanërisht ata njerëz që kanë sëmundje kronike”.
Sipas Bochud, është e vështirë të llogaritet se sa do të ndikojë Covid-19 në jetëgjatësinë e njerëzuve. Megjithatë, studime të ndryshme kanë treguar një trend të qartë të humbjes së viteve ose të shkurtimit të jetës, përcjell albinfo.ch. Në varësi të rajonit dhe grupmoshës, kjo mund të nënkuptojë deri në 15 vjet jete të humbur.
“Kjo do të thotë që koronavirusi nuk ka mbytur vetëm njerëzit që gjithsesi do të kishin vdekur më vonë. Njerëzit kanë humbur disa vjet jetë për shkak të infeksionit”. Dhe kështu, në mënyrë indirekte, Covid-19 ka ulur jetëgjatësinë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani Ambasada gjermane rikujton ndalimin e tubimeve zgjedhore... -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
U sulmua për vdekje nga pitbulli, flet nëna e 2-vjeçarit shqiptar -
Besnik Halili nga Zvicra në një nga Forumet më Elitare Botërore të Arkitekturës dhe Inxhinierisë në Xhedah 2025
Jeta në Zvicër
-
Kush është presidenti i ri i Zvicrës? Portreti i Guy Parmelin Guy Parmelin është presidenti i ri i Zvicrës. Një njeri i thjeshtë, me dhimbje shpine si... -
Guy Parmelin zgjidhet president i ri i Zvicrës me 203 vota – rezultat rekord -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës -
Qielli ndriçohet nga një meteor i ndritshëm, pamje spektakolare në Zvicër -
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut













