Lajme
Ulje çmimesh të derivateve të naftës në Kosovë
Aktualisht në Kosovë litri i naftës mund të blihet për 87 deri 90 cent ndërsa çmimi i benzinës sillet nga 94 deri në 1 euro ndërsa ka qenë kanë qenë në mes 1.10 centë dhe 1.30 centë
Duket se më në fund edhe në Kosovë blerësit do të ndjejnë trendin gjithëbotëror të uljes së çmimit të naftës dhe derivateve të saj. Aktualisht në Kosovë litri i naftës mund të blihet për 87 deri 90 cent ndërsa çmimi i benzinës sillet nga 94 deri në 1 euro.
Të kujtojmë, pak muaj më parë këto çmime kanë qenë në mes 1.10 centë dhe 1.30 centë.
Edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë e kanë konfirmuar tashmë uljen e çmimeve të naftës.
Ata thonë se çmimet e derivateve janë sikurse para 7 viteve, shkruan gazetaexpress.com.
“Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë janë: për naftë 0.90 centë dhe për benzinë 0.94 centë. Këto çmime kanë qenë para 7 viteve. Gjithmonë lëvizja e dollarit në bursa ka ndikuar në rritje apo zbritje te çmimit”, shkruan Gazeta Express.
Kurse, Bob Dudley, shefi ekzekutiv i BP-së, njërës prej shtatë kompanive më të mëdha të gazit dhe naftës në botë ka thënë se prodhuesit e naftës mund të përjetojnë dëshpërim më të madh në vitin 2016 nga rënia e mëtejshme e çmimeve të naftës.
“Pika e ulët mund të jetë në çerekun e parë”, ka thënë Bob Dudley për radion BBC.
Çmimet e naftës kanë rënë për 34 për qind në vitin 2015, si pasojë e furnizimeve të tepërta globale dhe ngadalësimit të ekonomisë së Kinës.
Dudley ka parashikuar se çmimet mund të stabilizohen në fund të vitit, porse do të mbeten të ulëta në një të ardhme të parashikueshme.
“Çmimet do të vazhdojnë të mbesin të ulëta për kohë më të gjatë. Mendoj për disa vite”, ka thënë Dudley.
Çmimet kanë rënë veçanërisht nga 4 dhjetori kur Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës ka vendosur kundër kufizimit të prodhimit.
Kësaj i ka kontribuar edhe vendimi i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, muajin e kaluar, për t’i dhënë fund ndalesës 40-vjeçare të eksportit të naftës së papërpunuar, që prodhohet në vend.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












