Shkurt.ch
Ulje e konsumimit të mishit në Zvicër
Gjatë vitit 2016 kanë konsumuar mesatarisht nga 51 kilogramë mish, që është për gjysmë kilogrami më pak se në vitin paraprak
Konsumimi i mishit në Zvicër ka shënuar një rënie të vogël. Zviceranët gjatë vitit 2016 kanë konsumuar mesatarisht nga 51 kilogramë mish, që është për gjysmë kilogrami më pak se në vitin paraprak, bën të ditur bashkësia e prodhuesve të mishit Proviande në një njoftim për media të publikuar të hënën.
Shikuar për një kohë më të gjatë, rënia e konsumimit të mishit ndër zviceranët është më e madhe. Kështu, në vitin 2016 ata kanë konsumuar mesatarisht nga 2.5 kilogramë mish më pak se në vitin 1996, shkruan srf.ch.
Në të dhënat rreth konsumimit të mishit, Proviande nuk ka përfshirë mishin që zviceranët e blejnë me pakicë në vendet fqinje, me çmim dukshëm më të lirë.
Ndërkaq, rreth 80 për qind e mishit të konsumuar vjen nga kafshët e Zvicrës. Më së shumti është konsumuar mish derri, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











