Tematike
Ulje mbi 30% e kërkesave të azilit gjatë vitit 2017
Gjatë vitit që kemi lënë pas, azilk në Zvicër kanë kërkuar 18.088 persona, numër ky që është për më shumë se një të tretën më i vogël se ai i një viti më parë
Bilanci vjetor i azilkërkimit në Zvicër për vitin 2017 tregon se ka vazhduar trendi i uljes në këtë fushë. Kështu, gjatë vitit që kemi lënë pas, azilk në Zvicër kanë kërkuar 18.088 persona, numër ky që është për më shumë se një të tretën më i vogël se ai i një viti më parë, thuhet në një komunikatë të Sekretariatit Shtetëror për migracion (SEM).
Gjithnjë sipas SEM, kjo ulje shpjegohet nga dy rrethana. E para: në vitin paraprak (2016) numri i azilkërkuesve karakterizohej nga kalimi transit nëpër Zvicër i refugjatëve nga Afganistani, Siria dhe Iraku, të cilët paraqiteshin në Zvicër por vazhdonin më tutje, kryesisht drejt Gjermanisë. Por gjatë vitit 2017 ky fenomen në pjesën më të madhe nuk ka ndodhur më. Shkaku i dytë i rënies është zvogëlimi i migracionit përmes Mesdheut qendror, shkruan albinfo.ch. Ky fenomen ka sjellë një ulje të theksuar të kërkesave për azil nga shtetet afrikane të Subsaharasë.
Edhe në vitin 2017 numri më i madh i kërkuesve të azilit ose 3375 sish, kanë ardhur nga Eritrea. Ata janë në vendin e parë të listës përkundër faktit se ka një rënie prej 34.8% të numrit të tyre në krahasim me një vit më parë. Vendet tjera nga të cilat ka numër të theksuar azilkërkuesish janë: Siria, me 1951 sish ose 9% më pak se në vitin 2016 dhe Afganistani me 1217 (minus 62.3%). Ndërsa është simptomatike rritja e madhe e numrit të azilkërkuesve nga Turqia, shkruan albinfo.ch. Me 852 sish, kemi një shtim prej 62 për qind në krahasim me vitin 2016.
Ndërsa rënie të theksuar kanë pësuar numrat e azilkërkuesve nga Somalia (843 sish ose minus 46.7%) dhe Sri Lanka (840 gjegjësisht 38.8% më pak).
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave










