Lajme
Ullinj e banane zvicerane, një mundësi reale?
Ndryshimet klimatike po sjellin zhvillime të reja në bujqësinë zvicerane. Sipas Pierluigi Calanca, ekspert në Agroscope, korrja e kulturave bujqësore po fillon dukshëm më herët se disa dekada më parë, pasi temperaturat më të larta përshpejtojnë ciklin e zhvillimit të bimëve.
Në Zvicrën frankofone tashmë po testohen plantacione ulliri, të cilat po përshtaten mirë me klimën gjithnjë e më të ngrohtë dhe të thatë. Madje, edhe eksperimente me banane kanë dhënë rezultate pozitive në disa rajone, duke hapur mundësinë që fruta ekzotike të prodhohen në vend, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha: thatësira, nxehtësia ekstreme, reshjet e dendura dhe breshëri po shkaktojnë dëme të konsiderueshme. Vetëm në vitin 2021, dëmet nga breshëri në bujqësinë zvicerane arritën në 100 milionë franga.
Shkencëtarët po punojnë për zgjidhje të reja, përfshirë kultivimin e varieteteve më rezistente, përdorimin e ujitjes më efikase dhe reduktimin e pesticideve. Krahas kulturave tradicionale, kultura si quinoa dhe hikërrori po shihen gjithnjë e më shumë si alternativa të ardhshme.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën










