Shqipëria
UNESCO: Shqipëria ka përkeqësim në arsim! Nevojë urgjente për rritjen e financimit
Shqipëria është para një nevoje urgjente për të përmirësuar financimin për sektorin e arsimit dhe për një shpërndarje më të mirë të burimeve vuri në dukje UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) në një analizë të posaçme të Arsimit në Shqipëri që u publikua kohët e fundit.
Analiza gjeti dobësi në menaxhimin e sektorit dhe sidomos në lënien pas dore të financimeve të cilat kanë pësuar ulje në raport me PBB-në dhe shpenzimet totale buxhetore gjatë dekadës.
Sipas UNESCO shpenzimet për arsimin në vitin 2010 zinin 12% të buxhetit të Shqipërisë dhe 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa në 2021 shpenzimet publike për arsimin zinin vetëm 9.8% të buxhetit total dhe 3.1 % të PBB. Në tre vitet në vijim sipas të dhënave të brendshme këto raporte janë përkeqësuar me tej.
“Përmirësimi i burimeve për arsimin është kritik për të siguruar që Shqipëria të adresojë sfidat përpara dhe të sigurojë që të gjithë fëmijët të marrin arsim cilësor për të plotësuar kërkesën aktuale dhe të ardhshme të ekonomisë” thuhet në raport.
Të ardhurat e qeverisë përbënin 28% të PBB në buxhetin e 2022 dhe kanë qenë në një trend në rritje gjatë dekadës së fundit. Shpenzimet buxhetore ishin 32% e PBB-së në 2022. Shpenzimet buxhetore kryesisht përqendrohen për mbrojtjen sociale dhe shpenzimet kapitale, këto të fundit zënë 22 % të totalit të buxhetit.
UNESCO analizon se shpenzimet e qeverisë për arsimin arritën në 59.1 miliardë lekë në vitin 2021 dhe ishin sa 3.1% të PBB-së, një nivel më i ulët se vendet e tjera të Ballkanit. Raporti vë në dukje se krahasuar me profesionet e tjera, pagat e mësuesve janë të ngjashme me ato të personelit mbështetës të teknikëve dhe janë dukshëm më të ulëta se pagat e profesionistëve dhe më të ulëta se në vendet fqinjë.
Si rrjedhojë e uljes së numrit të nxënësve është rritur kosto për nxënës dhe nuk ka një shpërndarje të mirë të burimeve. Kostoja e drejtimit të një klase nis nga 1.3 milionë lekë në vit për klasat në parashkollor deri në 3.1 milionë lekë për arsimin e mesëm. Në nivelet e arsimit bazë, rënia në numrit e nxënësve nuk është kompensuar nga ulja ekuivalente në burimeve vë në dukje UNESCO.
Raporti verën se me procesin e decentralizimit të iniciuar në vitin 2015, menaxhimi i rrjetit të shkollave është i ndarë ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MASH), e cila është kryesisht përgjegjëse për mësuesit dhe mbikëqyrjen e shkollës dhe qeverive vendore, të cilat mbikëqyrin infrastrukturës dhe anën operacionale të përditshme të shkollave. Mirëpo ndarja e përgjegjësive nuk ka funksionuar duke e ndikuar më tej negativisht sektorin arsimor në vend./
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë












