Uncategorized
Unia përshëndet vendimin mbi pensionet por e quan të vonuar
Sindikata Unia pret që bisedimet të fillojnë sa më parë dhe që Marrëveshja të gjejë zbatim sa më të shpejtë. Për të lehtësuar gjendjen e pambrojtur të të prekurve, Unia kërkon një regullim kalimtar
Sindikata zvicerane Unia përshëndet hapin që ka marrë Qeveria Federale e Zvicrës për të nisur bisedimet e lidhur me pagesen e pensioneve të pleqërisë dhe ato të invaliditetit. Në një komunikatë që kjo sindikatë ua ka drejtuar mediave përkujton se nisja e bisedimeve duhej të ishte bërë shumë më herët.
“Që nga 1 prilli 2010 Kosova është shteti i vetëm i dalë nga ish-Jugosllavia me të cilën Zvicra nuk vijoi të zbatojë Marrëveshjen për sigurimet shoqërore. Kështu shtetasit e Kosovës nuk mund të përfitonin nga pagesa e pensioneve të pleqërisë e trashëgimtarëve dhe të invaliditetit jashtë Zvicrës. Për mbi gjashtë vjet, sindikata Unia është angazhuar për një Marrëveshje të sigurimeve shoqërore me Kosovën dhe për këtë arsye ajo përshëndet vendimin e vonuar gjatë të Qeverisë Federale.
Realiteti jetësor i qytetarëve të Kosovës me banim në Zvicër, të cilët gëzojnë të drejtën për përfitim nga pensionet e invaliditetit është e rëndë; Situata politike është e pakënaqshme. Të prekurit janë të detyruar të qëndrojnë në Zvicër, pasi që në të kundërtën humbin të drejtën për marrjen e pensionit. Kjo në vete bartë edhe rrezikun shtesë që ata, për shkak të humbjes së lejes së qëndrimit, janë të varur nga ndihmat emergjente.
Sindikata Unia pret që bisedimet të fillojnë sa më parë dhe që Marrëveshja të gjejë zbatim sa më të shpejtë. Për të lehtësuar gjendjen e pambrojtur të të prekurve, Unia kërkon një regullim kalimtar, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga Osman Osmani, përgjegjës për migracion në sindikatën Unia.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











